Aktivitetet e PD-së, Berisha nxjerr shifrat e monitorimit të mediave: Raport i pabarabartë me Qeverinë, opozita censurohet

Aktivitetet e PD-së, Berisha nxjerr shifrat e monitorimit të mediave: Raport i pabarabartë me Qeverinë, opozita censurohet

Pak ditë pasi kryeministri Rama nxori disa të dhëna, sipas të cilave, opozita ka një pasqyrim më të madh në mediat kombëtare dhe lokale në krahasim me qeverinë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nxori shifrat e tij. Sipas liderit të opozitës, televizionet kombëtare transmetojnë disa fish më shumë aktivitetet e qeverisë në krahasim me ato të PD-së. Berisha iu referua monitorimit të edicioneve të lajmeve mes data 13 dhe 24 maj duke thënë se opozita është censuruar, ndërsa lajmet e qeverisë janë transmetuar disa fish më shumë. “Urdhëro Tv Klan. Qeveria 8 minuta e 56 sekonda në edicionin e lajmeve të orës 15.30. Ja ku e keni përmbledhjen. 18 minuta dhe 52 sekonda i jep këtë ditë qeverisë dhe 3 minuta e 40 sekonda...