Akti Normativ për buxhetin 2026, Rama: Ekonomia u rrit përtej parashikimeve, bonus për pensionistët dhe mbështetje sociale

Akti Normativ për buxhetin 2026, Rama: Ekonomia u rrit përtej parashikimeve, bonus për pensionistët dhe mbështetje sociale

Kryeministri Edi Rama deklaroi se rritja e ekonomisë përtej parashikimeve i ka dhënë mundësi qeverisë të miratojë një paketë të re masash mbështetëse për qytetarët, përmes Aktit Normativ të buxhetit 2026. Në podkastin “Flasim”, Rama deklaroi bonus për pensionistët, fonde shtesë për medikamentet e pacientëve me kancer, rritje pagash për mjekët e urgjencës, si edhe dyfishim të mbështetjes për personat me aftësi të kufizuar dhe fëmijët me nevoja të veçanta. Sipas kreut të qeverisë, të gjitha të ardhurat shtesë të krijuara nga rritja e çmimit të naftës gjatë krizës së fundit nuk janë futur në buxhet, por janë shpërndarë si bonus për pensionistët. “Kryeshënimi i javës ishte, pa diskutim, akti normativ i qershorit, ku edhe një herë tjetër ekonomia, e cila po rritet përtej parashikimeve,...