Aksidenti tragjik në Korridorin 8/ Himçi: Përgjegjësia bie mbi Ballukun

Aksidenti tragjik në Korridorin 8/ Himçi: Përgjegjësia bie mbi Ballukun

Aksidenti tragjik që i mori jetën 42-vjeçarit Arjan Hoxha ditën e djeshme në aksin Elbasan-Prrenjas, ku po kryhen punimet për Korridorin e 8-të, ka ngjallur reagime të ashpra. Gjatë një interviste në Syri TV, deputeti i qarkut të Elbasanit hodhi akuza të rënda në drejtim të qeverisë, duke e cilësuar zëvendëskryeministren Belinda Balluku si përgjegjësen kryesore për situatën. Së pari më lejoni të shpreh ngushëllimet e mia familjes së të ndjerit, bashkëqytetarit tonë Arjan Hoxha, i cili në moshën 42-vjeçare humbi jetën dje në një aksident tragjik. Si deputet i qarkut të Elbasanit, por njëkohësisht edhe si nënkryetar i Komisionit të Burimeve Natyrore, Infrastrukturës dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm, denoncoj me forcë punimet në Korridorin e 8-të, pikërisht në aksin Elbasan-Prrenjas. Aferat korruptive të kësaj qeverie...