Aksidenti tragjik në Durrës, seanca plenare nis me 1 minutë heshtje për dy të miturit që humbën jetën
kuvendi i shqiperise TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka nisur punimet e seancës plenare kwtw tw hwnw me një minutë heshtje, për dy të miturit, të cilët u përplasen për vdekje në Durrës. Ngjarja tragjike u regjistrua të dielën e 3 majit në lagjen nr.15, në qytetin e Durrësit. “Engjëjt u prehshin në paqe...Ngjarja tragjike ka prekur thellësisht opinionin publik dhe ndërgjegjen shoqërore. Humbja e jetëve në një moshë kaq të re përbën një dhimbje të madhe për familjet, por edhe për të gjithë ne si anëtarë të Kuvendit. Ëngjëjt u prehshin në paqe”, tha nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu, Seanca e sotme plenare zhvillohet për diskutime për çështjet apo problematikat e evidentuara nga zgjedhësit pas Javës së Gjelbër./ZËRI
Burimi:
zeri.ai