Aksidenti në Durrës/ Berisha replika me Ballën: Shoferi nuk u arrestua më parë se është terrorist i votave!

Aksidenti në Durrës/ Berisha replika me Ballën: Shoferi nuk u arrestua më parë se është terrorist i votave!

Pas aksidentit tragjik të ndodhur dje në Durrës me 2 të mitur viktimë, deputeti Taulant Balla tha se ‘ të fortët’ e lagjes, referuar shoferit të dehur Nikoll Radaçi që përplasi fëmijët, duhet të bëhen shembull nga policia. Kryetari i PD Sali Berisha i replikoi duke thënë se këta ‘të fortë’ janë patronazhistë të PS dhe se marrin fuqi e pushtet nga qeveria. “Të bësh teori se të fortit, të kujt janë të fortit mor? Të fortit janë patronazhistë të poshtër që terrorizojnë qytetarët për pushtetin e krimit. Të fortit janë patronazhistë. Ai duhej arrestuar 10 herë, e nuk u arrestua asnjëherë se ishte terrorist i votave. Nuk ka të fortë që nuk i bën dot zap policia. Po ka të fort që kanë bërë...