‘Ai për investimet strategjike do të shfuqizohet’, Rama tregon çfarë do të ndodhë me ligjin për zonat e mbrojtura
Kryeministri Edi Rama është shprehur në konferencën ndërqeveritare në Bruksel se ligji për investimet strategjike do të shfuqizohet në kuadër të përputhjes së legjislacionit me standardet e Bashkimit Europian. Rama u shpreh se shfuqizimi i këtij ligji është diçka e dakordësuar prej kohësh pasi sipas tij e ka mbushur misioniun e vet. Ndërkohë lidhur me ligjin për zonat e mbrojtura, kryeministri tha se nuk do të ketë shfuqizim por vetëm ndryshim të pjesëve që nuk janë në përputhje me standardet europiane. “Na duhet të shfuqizojmë ligjin për investimet strategjike që është dicka e rënë dakord prej disa kohësh sepse ky ligj e ka mbushur misionin e vet. Për ligjin tjetër nuk kemi asgjë për të shfuqizuar edhe pse ka pasur një rezolutë në PE. Duhet...
Burimi:
sot.com.al