Agron Gjekmarkaj voton për Berishën: Po të kishte garë, do të bënim garë!

Agron Gjekmarkaj voton për Berishën: Po të kishte garë, do të bënim garë!

Nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj ka votuar këtë të shtunë në selinë blu, në referendumin për kryetarin e partisë. Pas votimit, Gjekmarkaj komentoi mungesën e garës, duke deklaruar shkurtimisht se “po të kishte garë do të bënim garë”, ndërsa shtoi se në kushtet aktuale procesi i nënshtrohet “ligjeve të referendumit”. “Po të kishte garë do të bënim garë. Pa garë i nënshtrohemi ligjeve të referendumit!”, shtoi Gjekmarkaj për gazetarët. Demokratët po votojnë këtë të diel për zgjedhjen e kreut të PD-së, ndërsa procesi po zhvillohet në selinë qendrore dhe degët e partisë në të gjithë vendin. Emri i Sali Berishës është i vetëm në fletën e votimit, ndërsa kandidatët e tjerë u përjashtuan nga gara.

TË FUNDIT

MË SHUMË