‘Agjenci e re për të mbuluar vjedhjen e milionave’, Kele: AKSHI, grabitja më e madhe që i është bërë Shqipërisë

‘Agjenci e re për të mbuluar vjedhjen e milionave’, Kele: AKSHI, grabitja më e madhe që i është bërë Shqipërisë

Pavarësisht deklaratave të vazhdueshme se institucionet teknologjike përbëjnë një "histori suksesi", lëvizjet e fundit tregojnë një realitet krejt tjetër. Krijimi i një strukture të re të quajtur "Albanian Digital Solution" duket se është, sipas Denisa Keles, Drejtuese Departamenti i Inovacionit dhe Inteligjencës Artificiale në PD që ishte e ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri tv,  një përpjekje e drejtpërdrejtë për të mbuluar gjurmët e një institucioni thellësisht të dështuar dhe të korruptuar, ku shumë prej zyrtarëve tashmë ndodhen prapa hekurave ose në kërkim. Ekspertja e fushës së teknologjisë ngriti alarmin se kjo lëvizje nuk është asgjë tjetër veçse një skemë e re për të justifikuar shpenzime marramendëse. E-Albania, një platformë e cila shpeshherë rezulton jofunksionale, ka kushtuar deri në vitin 2024 një shifër rekord...