Afera Partizani/ Ish-drejtori i Klubit: Godinat ishin të amortizuara, nuk mbaj mend me çfarë vlere u vlerësuan

Afera Partizani/ Ish-drejtori i Klubit: Godinat ishin të amortizuara, nuk mbaj mend me çfarë vlere u vlerësuan

Ish-drejtori i Klubit Sportiv “Partizani”, Afrim Tola, dëshmoi në gjykatë lidhur me gjendjen e ish-kompleksit sportiv dhe procedurat e inventarizimit gjatë kohës që drejtonte klubin në vitet 2006-2008. Në dëshminë e tij, Tola deklaroi se godinat kanë qenë të amortizuara. Ai pranoi se kishte qenë pjesë e grupit të ngritur për inventarizimin dhe evidentimin e aseteve të klubit, por tha disa herë se nuk i kujtoheshin detaje konkrete mbi vlerësimin e godinave apo aseteve të klubit. Avokati i Malltezit, tha se vlerësimi sipas formularit është 20 milionë lekë, por Tola këmbënguli se këto janë akte të financës dhe se nuk i kujtohej vlera. Sipas tij, klubi funksiononte me staf të reduktuar dhe me fonde minimale, ndërsa vetëm sportistët elitarë përfitonin pagesa. Tola pretendoi gjithashtu se...