A prisnit që protestuesit të krijonin parti politike? Gonxhja përgjigjet në Quo Vadis

A prisnit që protestuesit të krijonin parti politike? Gonxhja përgjigjet në Quo Vadis

Ministri i Kulturës, Turizmit dhe Sportit, Blendi Gonxhja, duke folur për protestën në Bulevard, theksoi se priste që ata të uleshin në tryezën politike. I pyetur nga moderatorja Pranvera Borakaj në Quo Vadis në Vizion Plus nëse priste që protestuesit të krijonin parti politike, Gonxhja tha se ata mund të përfshiheshin edhe te partitë ekzistuese, pasi do ta ndihmonin shumë opozitën. Pjesë nga biseda: Borakaj: Jeni zgjuar ju nga protesta? Gonxhja: Në një vend ku nuk kemi opozitë, ka përplasje. Pa pasur një amortizim, përplasen pllakat. Përplasja, qoftë edhe në një cep të saj, ka krijuar një krisje, e cila ka dhënë 12.2 herë më pak rritje të turistëve të huaj në qershor. Borakaj: Ia vendosni fajin vetëm protestës? Gonxhja: Unë nuk jam kaq çilimi...