A mund të shkojë Veliaj nga burgu në zyrë? Ish-Prokurori shpjegon procedurën

A mund të shkojë Veliaj nga burgu në zyrë? Ish-Prokurori shpjegon procedurën

Ish-prokurori Besnik Muçi, i ftuar në një studio televizive, ka folur lidhur me çështjen e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe nëse del nga burgu a do të shkojë dot në zyrë. Gjatë fjalës së tij Muçi ka shpjeguar procedurat. Ai u shpreh se Gjykata Kushtetuese nuk ka cenuar në thelb vendimin e arrestit në burg në raport me faktin penal dhe me vetë të pandehurin por shtoi se do jetë shumë e vështirë për t’u justifikuar, pra që Veliaj të dalë për aktivitet politik. Ish-prokurori foli edhe lidhur me disa pretendime të shkeljes së të drejtave të njeriut. “Në rastin konkret, zoti Veliaj ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Lartë që ka lënë në fuqi masën e arrestit në burg me disa pretendime të shkeljes së...