A mund të bjerë Rama si Orban? Dashamir Shehi: Nëse shpresa do të jetë vetëm PD me Berishën, kjo ka marrë fund
Ish-deputeti Dashamir Shehi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke komentuar fitoren e opozitarit Magyar në Hungari pas 16 viteve në pushtet të ish-kryeministrit Orban, u shpreh se ka shpresë se kjo mund të ndodhë edhe në Shqipëri, por vetëm nëse dalin liderë të rinj, sepse vetëm PD dhe Berisha nuk e sjellin rrëzimin e Ramës. “Ka elementë nga zgjedhjet e Hungarisë që në Shqipëri janë të vlefshëm. Ore a është populli shqiptar, a e ka këtë shkallë emancipimi? Hungaria ka tjetër traditë, rezistencë ndaj të keqes. Edhe këtu mund të ndodhë, se edhe këtu është tepruar aq shumë, por duhet një alternativë. Atje doli një i ri. Ti thua e djathtë, e majtë. Këtu nuk ka të djathtë dhe të majtë....
Burimi:
javanews.al