“A do ta dorëzojë Rama Belindën”/ SPAK rëndon akuzat ndaj Ballukut, Shehaj: Kuvendi ta lejojë arrestimin

“A do ta dorëzojë Rama Belindën”/ SPAK rëndon akuzat ndaj Ballukut, Shehaj: Kuvendi ta lejojë arrestimin

Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka reaguar me një deklaratë të fortë menjëherë pas lajmit të bujshëm për rëndimin e akuzave nga SPAK dhe sekuestrimin e vilës luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi. Shehaj e ka cilësuar këtë si një tjetër goditje dërrmuese për mazhorancën socialiste. Ai akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama se ka përdorur kartonët e Parlamentit për të mbrojtur ish-zv.kryeministren nga arrestimi, ndërsa kërkoi që Kuvendi të mos bëhet më mburojë e zyrtarëve të korruptuar. Shehaj vuri në dukje se dy akuzat e reja të ngritura nga Prokuroria e Posaçme – ajo e korrupsionit pasiv dhe pastrimit të parave – janë fatale për numrin dy të qeverisë, duke kujtuar se ajo u shpëtua nga prangat vetëm falë votës politike në Kuvend. “Nga...