A do e takojë Ilir Metën-Monika Kryemadhi? Flet avokati Kujtim Cakrani

A do e takojë Ilir Metën-Monika Kryemadhi? Flet avokati Kujtim Cakrani

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, duke folur në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN për gjyqin në themel që do të nisë sot në orën 11:00 ndaj ish-Presidentit, e konsideroi procesin si “gjyqi i shekullit”. “Do jetë proces gjyqësor i hapur. Ai ka kërkuar që çështja e tij të transmetohet Live në media. Sot do nisim një rrugëtim ligjor që ndoshta është edhe gjyqi i shekullit, sepse s’ndodh gjithmonë që një ish-President të vihet përballë togave të zeza”, tha Cakrani. I pyetur a do ta takojë Ilir Metën ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, Cakrani tha: “Zonja Kryemadhi është pjesë e procesit gjyqësor, dhe të kuptojmë diçka, që e gjithë çështja është rreth zonjës Kryemadhi. Znj. Kryemadhi ka marrë të gjitha përgjegjësitë sa i takon asaj,...