70 ditë tubim, Berisha: Do të shkoja çdo natë po të mos ishin qytetare
Si çdo fundjavë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një komunikim virtual me qytetarët, ku foli për situatën politike në vend dhe protestat kundër qeverisë. Berisha tha se Shqipëria ndodhet në një krizë të thellë dhe akuzoi qeverinë e Edi Ramës për korrupsion, keqmenaxhim dhe përqendrim të pushtetit. Sipas tij, një qeveri që nuk lufton korrupsionin, por e mbron atë, humbet legjitimitetin para qytetarëve. Berisha u ndal edhe te protestat që, sipas tij, kanë vijuar prej 70 ditësh në Tiranë. Ai tha se qytetarët kanë protestuar kundër korrupsionit, politikave të qeverisë, problemeve të mjedisit dhe shpopullimit të vendit. “Kjo qeveri nuk ka asnjë legjitimitet sepse prej 70 ditësh, në një protestë epike për Shqipërinë dhe Europën, dhjetëra, qindra, mijëra qytetarë shqiptarë kanë protestuar...
Burimi:
javanews.al