45 ditë protestë para Kryeministrisë, Paskal Milo i bën thirrje Presidentit të ndërhyjë: Begaj të ndërmjetësojë palët

45 ditë protestë para Kryeministrisë, Paskal Milo i bën thirrje Presidentit të ndërhyjë: Begaj të ndërmjetësojë palët

Ish-Ministri i Jashtëm Paskal Milo, në një intervistë në emisionin A2 Puls me Bruna Çifligun komentoi protestat qytetarë të cilat prej më shumë se një muaji zhvillohen në Tiranë. Duke e cilësuar ngjarjen si historike në demokracinë shqiptare, Milo është i mendimit se suksesi i saj në arrtjen e objektivave do të varet nga sjella e protestuesve. Sink Milo: Unë nuk e shoh, për nga përvoja politike që kam, zgjidhjen, arritjen e objektivave, nga përplasja. Kush do të fitojë, kush do të mundet. Jo! Në një shtet demokratik ka mekanizma të cilat duhet të funksionojnë. Ky mekanizëm për Paskal Milon është Presidenti i Republikës, i cili ka për detyrë ndërmjtësimin për tejkalimin e krizave, duke e cilësuar si të tillë edhe aktualitetin politik në vend....