4 milionë euro për koncertin e Kanye West, Rama: Shqipëria nuk ndalet, të hidhen përpjetë ata që s’duan

4 milionë euro për koncertin e Kanye West, Rama: Shqipëria nuk ndalet, të hidhen përpjetë ata që s’duan

Kryeministri Edi Rama inspektoi stadiumin ku do të zhvillohet koncerti i Kanye West më 11 korrik. Sipas Ramës, në të do të marrin pjesë spektatorë nga 80 shtete të ndryshme të botës. “Një pjesë e mirë e njerëzve të cilët edhe dizinformohen, nuk e kuptojnë rëndësinë që ka ky event, rëndësinë që ka kjo ndërmarrje jo vetëm nga pikëpamja e vështirësisë së realizimit në vetvete dhe për rekordin që Shqipëria do arrijë që të bëhet realitet, por nga pikëpamja ekonomike është direkte. Një përfitim i jashtëzakonshëm për zonën, për qytetin, për kryeqytetin”, tha ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja. “Këtu nuk po punohet për një event, nuk po punohet për një ngjarje, po punohet për të pasur një reputacion i cili nëse ne...