‘4.2 milionë euro për koncertin privat’/ Këlliçi: Rama voton faturën e turpit në Kuvend

‘4.2 milionë euro për koncertin privat’/ Këlliçi: Rama voton faturën e turpit në Kuvend

Pas miratimit në Kuvend të aktit normativ që lidhet me financimin e koncertit të Kanye West, deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar me akuza të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Në një postim në Facebook, Këlliçi e cilëson votimin si një "skandal" dhe pretendon se shumica socialiste miratoi përdorimin e 4.2 milionë eurove nga fondet publike për një aktivitet privat. Ai i bën gjithashtu thirrje SPAK-ut të hetojë çështjen, duke kujtuar se Partia Demokratike ka depozituar një kallëzim penal lidhur me këtë rast. Postimi i plotë:  Edi Rama turpëron Shqipërinë, po mbyll legjislaturën e Kuvendit duke votuar faturën për koncertin privat! Në seancën e fundit të kësaj legjislature, atë të 23 korrikut, Edi Rama do të rreshtojë kartonat e tij në...