35-vjetori i grevës së BSPSH/ Berisha: Sindikatat u bënë mburoja më e fuqishme e pluralizmit
Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në aktivitetin për 35-vjetorin e grevës së përgjithshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, e cilësoi këtë ngjarje si një nga kthesat më të mëdha në historinë e pluralizmit shqiptar. vlerësoi rolin e sindikatave dhe të grevistëve të udhëhequr nga Gëzim Kalaja, duke theksuar se ata u shndërruan në “mburojën më të fuqishme të pluralizmit”, ndërsa qëndruan “si heronj” përballë regjimit komunist deri në fitoren e kauzës së tyre. Fjala e tij: I dashur z. Gëzim Kalaja, kryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë. Të dashur drejtues të BSPSH, të dashur të pranishëm, një përshëndetje kam për të gjithë ju, por edhe për miqtë tanë, vëllezërit tanë nga Kosova, nga Mali i...
Burimi:
syri.net