250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-ve, Rama: Ditë e veçantë për shqiptarët, pavarësisht erërave kundër
Kreu i qeverisë deklaron se 4 Korriku, që është Pavarësia e Amerikës është edhe një ditë e veçantë për shqiptarët. “Mirëmëngjes me 4 Korrikun e Amerikës, nën hijen madhështore të Statujës së Lirisë, që është edhe një festë e veçantë për shqiptarët”, shkruan Rama. Ai thotë se Shtetet e Bashkuara mbeten një vend me energji të bukur, që nuk e ka zbehur asnjë erë kundër SHBA-ve. “Kjo ditë mbetet e veçantë për ne shqiptarët, pavarësisht erërave kundër, që historikisht kanë dashur të zbehin energjinë e bukur të këtij vendi. Ju uroj një fundjavë të mbarë”, nënvizon më tej Rama. Statusi në rrjetet sociale i kryeministrit në këtë mëngjes duket edhe si një mesazh ndaj protestuesve.
Burimi:
javanews.al