“200 mijë euro” në dosjen e Metës? GJKKO rrëzon kërkesën për të dalë nga kafazi

“200 mijë euro” në dosjen e Metës? GJKKO rrëzon kërkesën për të dalë nga kafazi

Ka nisur këtë të mërkurë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) seanca e radhës gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi. Në fillim të seancës, Ilir Meta i paraqiti gjykatës një kërkesë me shkrim për të qëndruar jashtë kafazit të xhamit gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor. Megjithatë, trupa gjykuese e rrëzoi kërkesën, duke argumentuar se çështja është shqyrtuar më herët dhe ka marrë një vendim përfundimtar. Gjatë seancës pritet gjithashtu që Prokuroria e Posaçme (SPAK) të paraqesë qëndrimin e saj lidhur me kërkesat e mbrojtjes për pavlefshmërinë e disa akteve hetimore. Në seancën e kaluar, Monika Kryemadhi kundërshtoi sekuestrimin e telefonit të saj celular, duke pretenduar se në kohën kur u krye ky veprim ishte deputete dhe se...