180-vjetori i vdekjes së poetit rilindas, Rama: Shqipëria 2030 do të jetë “Viti Europian i Naimit”

180-vjetori i vdekjes së poetit rilindas, Rama: Shqipëria 2030 do të jetë “Viti Europian i Naimit”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një mesazh simbolik në rrjetin social Facebook, duke lidhur avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian me 180-vjetorin e lindjes së rilindësit të madh shqiptar, Naim Frashëri. Në postimin e tij, Rama e cilësoi si një “mister të gëzueshëm” faktin që drita jeshile për çeljen e fazës mbyllëse të negociatave të anëtarësimit në BE po vjen pikërisht në përvjetorin e lindjes së poetit dhe ideologut të Rilindjes Kombëtare. Kreu i qeverisë shkroi se Naim Frashëri mbetet “udhërrëfyesi gjenial” i aspiratës shekullore të shqiptarëve drejt Europës, duke përmendur shprehjen e njohur të poetit “Dielli që lind andej nga perëndon”. Rama shprehu mirënjohje për figurën e Naim Frashërit, të cilin e quajti “Shqipëribërësi i madh dhe i pavdekshëm”, ndërsa theksoi...

TË FUNDIT

MË SHUMË