18 muajt sfidues të Shqipërisë drejt BE/ Romina Kuko tregon nëse do të bashkëpunohet me PD-në

18 muajt sfidues të Shqipërisë drejt BE/ Romina Kuko tregon nëse do të bashkëpunohet me PD-në

Pasi Konferenca e 8 ndërqeveritare Shqipëri-BE shënoi një moment të rëndësishëm në procesin e negociatave për vendin tonë, Romina Kuko deklaroi se 18 muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë dhe sfidues për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimi Europian. Në Ditarin e Pasdites me Pandi Gjatën në A2 CNN ajo tha se pas përmbylljes së IBAR-it, Shqipëria duhet të plotësojë disa standarde për mbylljen e kapitujve të negociatave, sidomos në drejtësi, shtetin ligjor dhe transparencën kundër korrupsionit. “Nga ky moment deri në momentin e mbylljes së kapitujve ne duhet të përmbushim disa kritere në fakt që janë akoma dhe më të forta sesa ato që kemi patur me piketat e ndërmjetme. Ka shumë legjislacion, shumë zhvillime politike dhe shumë raporte të cilat do duhet të...