164 milionë euro nga plani i rritjes, Çano: Shqipëria, e para në rajon në përmbushjen e reformave

164 milionë euro nga plani i rritjes, Çano: Shqipëria, e para në rajon në përmbushjen e reformave

Shqipëria ka përfituar deri më tani 164 milionë euro nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, që përbën edhe instrumentin më të rëndësishëm financiar nga Bashkimi Evropian. Sipas këtij plani, vendi ynë pritet të përfitojë në total rreth 922 milionë euro, teksa deri më tani ka mundur të përthithë rreth 17% të kësaj shume. “Bazohet në të dhënat dhe performancën e institucioneve shqiptare në përmbushjen e 31 reformave të ndara në 143 masa. Sot, mbi bazën e periudhës së parafinancimit dhe raportimit të parë, ku Shqipëria ka raportuar 41 masa nga të cilat 21 janë të realizuara, vendi ynë ka përthithur 164 milionë euro dhe renditet si i pari në rajon në përmbushjen e këtyre reformave, tha Eridana Çano, drejtoresha e SASPAC Së shpejti, vendi...