“15 mijë kosovarë erdhën për protestat”, Meçe: Ishte akt ndërhyrjeje e LVV në punët e brendshme të Shqipërisë
Analisti Arben Meçes deklaroi se prania e mbështetësve të Lëvizjes Vetëvendosje në protestat e zhvilluara në Shqipëri përbën ndërhyrje në punët e brendshme të vendit, duke kërkuar që kjo pjesëmarrje të ishte deklaruar hapur. Ai pretendoi se në protestën më të madhe kanë hyrë në Shqipëri nga Kosova rreth 10 deri në 15 mijë persona, të organizuar me automjete, por që janë paraqitur publikisht si pjesë e diasporës. Sipas Meçes, në kauza kombëtare është e natyrshme pjesëmarrja e shqiptarëve nga Kosova, Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut, ndërsa zgjedhja ose rrëzimi i qeverisë shqiptare është, sipas tij, një çështje që u takon vetëm qytetarëve të Shqipërisë. “Problemi që VV është prezente në protesta doli pasi shteti shqiptar bëri një ndalim. Në dijeni time, kur...
Burimi:
javanews.al