15 ditë protestë/ “Neo Malësorja” braktis PS-në: Prej sot jam deputete e pavarur!

15 ditë protestë/ “Neo Malësorja” braktis PS-në: Prej sot jam deputete e pavarur!

Marjana Koçeku SHKODËR-Deputetja Marjana Koçeku ka bërë të ditur përmes një statusi në rrjetet sociale se nuk do të jetë më pjesë e Partisë Socialiste, duke deklaruar se do të vijojë mandatin si deputete e pavarur. Vendimi i saj vjen në ditën e 15 të protestave të mbajtuara nga qytetarët.  "Prej sot jam deputete e pamvarun. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m’i diftojne kufijtë”, shkruan ajo në rrjetet sociale.