“110 milionë euro më shumë se parashikimi”, Malaj tregon arsyet e rritjes së të ardhurave në buxhet

“110 milionë euro më shumë se parashikimi”, Malaj tregon arsyet e rritjes së të ardhurave në buxhet

Ministri i Financave, Petrit Malaj, komentoi të dhënat e performancës së buxhetit në tremujorin e parë të këtij viti. I ftuar në studion e “Terminal” nga Aurora Sulçe, në A2CNN, Malaj u shpreh: “Sa i përket performancës dhe ecurisë së realizimit të të ardhurave për tremujorin e parë të vitit 2026, të dhënat e paraqitura nga Ministria e Financave janë të dhëna të cilat në fakt i referohen një mobilizimi më të madh të administratës tatimore dhe administratës doganore, vijnë si rezultat i implementimit më të thelluar të strategjisë afatmesme të të ardhurave, një dokument i cili është një dokument i miratuar nga institucionet ndërkombëtare, siç është Fondi Monetar Ndërkombëtar apo edhe Bashkimi Europian, dhe bazuar në këtë strategji të cilën ne po ndjekim vërehet...