Politika dhe krimi në ankth, ligji Antimafia drejt reformës që forcon dorën e SPAK, Klodjan Braho kërkon kuadër…

Politika dhe krimi në ankth, ligji Antimafia drejt reformës që forcon dorën e SPAK, Klodjan Braho kërkon kuadër…

Politika dhe krimi duket se kanë hyrë në një fazë ankthi përballë fuqizimit të hetimeve pasurore, ndërsa kreu i SPAK, Klodjan Braho, ka kërkuar një reformim të ligjit antimafia që do t’i japë Prokurorisë së Posaçme më shumë hapësirë veprimi dhe mjete më të forta ligjore në luftën kundër pasurive të dyshuara me burim kriminal. Gjatë tryezës së konsultimit të organizuar nga Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, në kuadër të Kontrollit Post-Legjislativ (PLS), Braho prezantoi propozimet e SPAK për ndryshimin e ligjit antimafia, duke vënë në dukje nevojën për eliminimin e pengesave që hasen gjatë hetimeve pasurore dhe forcimin e garancive procedurale. Sipas kreut të SPAK, praktika e zbatimit të ligjit ka evidentuar problematika që kërkojnë ndërhyrje ligjore, me qëllim që hetimet mbi...