“Policia u shfaq e fjetur dhe jo profesionale”, Hita për incidentin në Zvërnec: Nuk ndërhynë për të arrestuar personin që tërhoqi qytetarin
Drejtori i Policisë së shtetit Skender Hita në një konferencë për mediat u shpreh me kritika për policinë e Vlorës që ndodhej në momentin e incidentit në Zvërnec, duke thënë se ‘ishin të fjetur’ dhe nuk ndërhynë kur një person u dhunua nga rojet private. Ai tha se Policia e Shtetit ka ndërmarrë dhe do të vazhdojë të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar standardet e kërkuara në ushtrimin e detyrës. “Policia u shfaq e fjetur dhe jo profesionale”, tha ai. “Policia e Shtetit ka ndërmarrë dhe do të ndërmarrë të gjitha masat për të siguruar standardet e duhura. Në orët e para pas ngjarjes u nisën procese hetimore dhe administrative dhe sot prezantova drejtuesin e ri në Vlorë”, shtoi Hita. Fjala...
Burimi:
top-channel.tv