Policia u bën kontroll makinave luksoze në Tiranë, gjendet drogë dhe shkopinj bejsbolli: Shoqërohen 6 persona

Policia u bën kontroll makinave luksoze në Tiranë, gjendet drogë dhe shkopinj bejsbolli: Shoqërohen 6 persona

Policia e Shtetit ka zhvilluar një aksion të gjerë kontrollesh në Tiranë, me fokus automjetet luksoze, mjetet e blinduara dhe personat me precedentë kriminalë. Gjatë operacionit janë verifikuar dhjetëra mjete dhe shoferë, janë hequr xhama të zinj në kundërshtim me Kodin Rrugor, ndërsa disa persona janë shoqëruar pasi u kapën me lëndë narkotike, sende të forta si shkopinj bejsbolli. “Janë kontrolluar dhe verifikuar 61 automjete luksoze; janë verifikuar 82 shtetas me precedentë kriminalë në fusha të ndryshme; 11 automjeteve luksoze iu janë hequr xhamat e errësuar, në kundërshtim me dispozitat e Kodit Rrugor; janë konstatuar dhe hequr 61 xhama të errësuar, një pjesë e tyre në xhamin e përparmë, në kundërshtim me dispozitat e Kodit Rrugor; janë shoqëruar 5 automjete në Drejtorinë Vendore të Policisë...