Policia shqiptare dhe ajo italiane forcojnë bashkëpunimin, Hita pret drejtuesit e lartë nga Roma

Policia shqiptare dhe ajo italiane forcojnë bashkëpunimin, Hita pret drejtuesit e lartë nga Roma

Lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës ishte në qendër të takimit që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, zhvilloi me drejtues të lartë të Policisë italiane, ku të dyja palët vlerësuan rezultatet e arritura nga bashkëpunimi mes dy vendeve. Në Tiranë, Hita priti Drejtorin e Shërbimit për Bashkëpunimin Policor Ndërkombëtar të Policisë italiane, Lorenzo Bucossi, si dhe Drejtorin e Shërbimit Qendror Operativ të Policisë së Shtetit italian, Marco Cali. Gjatë takimit u vlerësua niveli i bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve policore italiane, si dhe rezultatet e arritura në luftën kundër krimit të organizuar, trafikimit të narkotikëve, pastrimit të produkteve të veprës penale dhe kapjes së personave në kërkim ndërkombëtar. Vlerësim mori edhe funksionimi i skuadrave të përbashkëta...