Policia ‘nuk fal’/ Rrezikoi jetën e pushuesve në Velipojë, bllokohet Jet Ski-ja dhe gjobitet drejtuesi
Në Velipojë, Policia Kufitare ka shoqëruar drejtuesin e një mjeti lundrues tip Jet Ski pasi hyri brenda perimetrit të sigurisë pranë zonës së plazhit, duke rrezikuar pushuesit. Ngjarja u denoncua nga qytetarët, të cilët filmuan momentin dhe e publikuan edhe në portalin JOQ. Pas njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësia Policore Detare ndërhynë menjëherë dhe konstatuan mjetin lundrues me drejtues shtetasin R. Gj. Sipas policisë, drejtuesi i Jet Ski-t do të ndëshkohet me gjobë 100 mijë lekë të rinj, ndërsa mjeti lundrues është bllokuar. Policia Kufitare bën me dije se kontrollet dhe patrullimet në vijën bregdetare të Velipojës janë shtuar gjatë sezonit veror, me qëllim garantimin e sigurisë për pushuesit. Një apel u është bërë edhe përdoruesve të mjeteve lundruese që të respektojnë rregullat...
Burimi:
sot.com.al