Policia bën bilancin për zjarrvëniet në vend: 29 persona të arrestuar ose proceduar penalisht

Policia bën bilancin për zjarrvëniet në vend: 29 persona të arrestuar ose proceduar penalisht

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e masave të ndërmarra në kuadër të situatës së zjarreve në vend, duke njoftuar se gjatë muajit qershor dhe dy javëve të para të korrikut janë arrestuar ose proceduar penalisht 29 persona, të dyshuar për zjarrvënie. Sipas policisë, puna në terren vijon me intensitet, ndërsa vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar tre raste të tjera zjarrvënieje në Kavajë, Vorë dhe Mallakastër. Për këto raste janë arrestuar në flagrancë dy persona dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë një tjetër. Në Kavajë u arrestua shtetasi S. Ç., 51 vjeç, banues në fshatin Sterbeg, pasi zjarri që ai ndezi në tokën e tij u përhap duke djegur kullota dhe rreth 300 pemë agrumesh dhe ullinjsh. Në Vorë u...