Polici italian humbi jetën ndërsa e ndiqte, dëshmia e Berishës: Kisha hashash me vete

Polici italian humbi jetën ndërsa e ndiqte, dëshmia e Berishës: Kisha hashash me vete

“Kisha me vete pak hashash dhe, meqë jam nën detyrimin e paraqitjes, kur më dhanë sinjalin për të ndaluar, ika me vrap. Nuk doja telashe”, kjo është dëshmia e Genti Berishës, 25-vjeçarit shqiptar qqë u ndalua nga policia e Milanos për vdekjen e agjentit Francesco Imprezzabile.Pas një nate kërkimesh intensive, ai u kap në një banesë në Monza, kurse makina e tij u gjet në Pioltello. Bashkë me Berishën, ishte edhe Andrea (mbiemri nuk është publikuar), një 30-vjeçar shqiptar.Berisha u pranoi menjëherë agjentëve se ai kishte qenë në timonin e Audi-t Q8, të marrë me qira në zonën e Bergamos, dhe që të hënën në mbrëmje ishte larguar nga një postbllok i policisë bashkiake dhe policisë në rrugën Vittorini, në lagjen Ponte Lambro.Pas tij ishin...