Po vuante dënimin me 15 vite burg, ndërron jetë 52-vjeçari në IEVP Fier! Ja çfarë dyshohet

Po vuante dënimin me 15 vite burg, ndërron jetë 52-vjeçari në IEVP Fier! Ja çfarë dyshohet

Një i dënuar ka ndërruar jetë në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Fier. Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Artur (Gent) Ymer Doku (Sherifi) lindur më 9 janar 1974 në Burrel dhe banues në Tiranë. Doku ishte duke vuajtur një dënim prej 15 vitesh burgim për veprat penale “vrasje me paramendim” në bashkëpunim, në dy raste, si dhe “armëmbajtje pa leje”, sipas dispozitave përkatëse të Kodit Penal. Vdekja dyshohet për shkaqe natyrale, pasi 52 vjeçari ka pasur probleme me zemrën.