Po riparonte një defekt, humb jetën elektriçisti 60-vjeçar në Pogradec

Po riparonte një defekt, humb jetën elektriçisti 60-vjeçar në Pogradec

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një elektriçist rreth 60 vjeç ka humbur jetën. Sipas informacioneve paraprake, 60-vjeçari dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike, teksa po rregullonte një linjë elektrike ku ishte shfaqur një defekt. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.