”Po ra Belinda bie edhe Rama”, Zhupa: Kuvendi po pengon drejtësinë, të mblidhet menjëherë Këshilli i Mandateve

”Po ra Belinda bie edhe Rama”, Zhupa: Kuvendi po pengon drejtësinë, të mblidhet menjëherë Këshilli i Mandateve

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Diasporës, kryetarja e këtij komisioni, Ina Zhupa, ngriti shqetësimin për bllokimin që po i bën Kuvendi kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Zhupa është shprehur se Kuvendi është kthyer me urdhër politik në kundërshtues të drejtësisë dhe në mburojë politike për anëtarët e qeverisë për të mos u hetuar, për të mos u arrestuar. Ajo theksoi se Këshilli i Mandateve duhet të ishte mbledhur me urgjencë ditën e sotme, pasi Gjykata Kushtetuese e dha vendimin e saj të premten, duke rrëzuar ankimimin e Ramës dhe duke lënë në fuqi vendimin e GJKKO për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Balluku. “Kuvendi është kthyer me urdhër politik në kundërshtues të drejtësisë, në mburojë politike...