“Po na vjedhin tokën”/ Banorët e Rrjollit, protestë me pankarta në duar përpara Kuvendit: Nuk do ju lejojmë të na…
Banorët e Rrjollit kanë zhvilluar një protestë këtë të hënë para Kuvendit. Banorët nuk kanë hequr dorë nga e drejta e tyre për pronën ndërsa bëjnë thirrje që autoritetet të reagojnë. Me disa pankarta në duar “Po na vjedhin tokën”, banorët bëjnë thirrje që qytetarët të bashkohen dhe të mbrojnë pasuritë e tyre. “Kryeministri del e thotë se kanë letrat e falsifikuar, a ka shkuar ndonjë herë të shohë se çfarë ndodh në këto institucione tona”, u shpreh një qytetare.
Burimi:
sot.com.al