“Po na vidhni pronat”/ Projekti TID, banorët e prekur protestojnë para Bashkisë së Durrësit
Banorët që kundërshtojnë projektin TID në Durrës u mblodhën edhe këtë të premte para Bashkisë së qytetit bregdetar, duke vijuar një protestë që tashmë është kthyer në traditë sa herë që zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak. Me pankarta në duar dhe thirrje kundër projektit, protestuesit kërkuan anulimin e tij dhe shfuqizimin e të gjitha vendimeve që lidhen me zbatimin e tij. Sipas tyre, projekti cenon pronat e banorëve dhe duhet të ndalet. Në qendër të kritikave të tyre ishin kryebashkiakja Emiriana Sako, kryeministri Edi Rama, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe ministrja Mirela Kumbaro. “Sot është mbledhja e Këshillit Bashkiak Durrës. Ne që kemi ardhur këtu, kërkojmë shfuqizimin, atë që keni bërë me dorën tuaj duhet ta shfuqizoni. Projekti që ka firmosur Belinda Balluku, Edi Rama dhe...
Burimi:
sot.com.al