“Po na asimiloni”/ Belshi në protestë kundër hartës së re territoriale
Belshi është bërë pjesë e valës së protestave kundër Reformës Territoriale, me dhjetëra qytetarë që kanë dalë sot në rrugë për të kundërshtuar propozimin e mazhorancës për shkrirjen e bashkisë së tyre dhe bashkimin me Bashkinë Elbasan. Banorët janë mbledhur në qendër të qytetit me pankarta në duar, duke kërkuar që Belshi të vijojë të ketë statusin e një bashkie më vete. Sipas protestuesve, ndryshimi i propozuar prek drejtpërdrejt identitetin e komunitetit, përfaqësimin lokal dhe afërsinë e shërbimeve me qytetarët. Një prej pankartave të mbajtura gjatë protestës shpreh kundërshtimin ndaj vendimit të qeverisë me mesazhin: “Rilindja e donte Belshin kryeqytet, ju po e asimiloni”. Protestuesit deklarojnë se bashkimi me Elbasanin nuk është thjesht një ndryshim administrativ, por një vendim që sipas tyre mund të ndikojë...
Burimi:
ntv.al