‘Po më vret, po më vret…’/ Sherr në protestë, “lufta” për mikrofonin rrëzon podiumin
Prej javësh tanimë, protestuesit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpos kërkesës për rrëzimin e kryeministrit Edi Rama dhe klasës së vjetër politike, duket se po kërkojnë edhe “rrëzimin” e njëri-tjetrit. Një tjetër incident është regjistruar mbrëmjen e së dielës në kryeqytet, pikërisht aty ku prej 84 ditësh qytetarë që jetojnë dhe punojnë në vendin tonë, por edhe emigrantë, mblidhen për të kërkuar largimin e politikanëve. Edhe kësaj here, ashtu sikurse në rastet e mëparshme, “shkak” për përplasjen është bërë pikërisht mikrofoni, për të cilin prej ditësh ka pasur akuza se është i privatizuar dhe se jo të gjithë protestuesit kanë mundësi të flasin lirshëm. Në videon e publikuar nga protesta dëgjohet një qytetare teksa kërkon të marrë fjalën: “Jemi shqiptarët dhe kemi të drejtë të flasim...
Burimi:
ntv.al