PNUD: Paaftësia dhe copëzimi i administratës bënë “lëmsh” reformat
PNUD: Paaftësia dhe copëzimi i administratës bënë “lëmsh” reformat Kapacitetet e dobëta dhe fragmentimi institucional mbetet një nga pengesat kryesore për ndikimin afatgjatë të reformave në Shqipëri, sipas raportit të pavarur të PNUD (Programi i Zhvillimit Kombeve të Bashkuar) për vlerësimin e programit në Shqipëri që u publikua së fundmi. PNUD thekson se ka ndihmuar në ngritjen e kornizave ligjore, politikave dhe institucioneve në fusha si shërbimet sociale, mjedisi, qeverisja, drejtësia dhe barazia gjinore, por qëndrueshmëria e rezultateve kufizohet nga përfshirja jo e plotë e reformave në strukturat e përhershme shtetërore. Sipas PNUD shumë reforma mbeten ende të lidhura me projektet dhe jo me mekanizma të qëndrueshëm shtetërorë. Ndryshimet e mandateve institucionale, rotacioni i lartë i stafit dhe kapacitetet e kufizuara, sidomos në nivel bashkish,...
Burimi:
sot.com.al