Plan masash për sigurinë në det/ Rreth 30 stacione plazhi të pajisura me vrojtues dhe mjete shpëtimi

Plan masash për sigurinë në det/ Rreth 30 stacione plazhi të pajisura me vrojtues dhe mjete shpëtimi

Teksa sezoni turistik ka nisur, përgjatë gjithë vijës bregdetare të Lezhës, institucionet përgjegjëse po marrin masa për garantimin e sigurisë së pushuesve. Administratori i Lezha Invest, Besmir Frroku, bën me dije se çdo stacion plazhi i menaxhuar ka vrojtues plazhi, kullë vrojtimi, sinjalistikë dhe pajisje shpëtimi. Ndërsa në zonat publike të lira, ku nuk ka vrojtues, janë vendosur tabela paralajmëruese për pushuesit. “Sipas ligjit, ne e kemi që vrojtuesit i kemi përcaktuar në stacionet e plazhit të menaxhuara. Ndërsa në hapësira të mëdha ……..” Sipas Frrokut, aktualisht janë ngritur rreth 30 stacione plazhi të menaxhuara, numër që mund të shtohet gjatë muajve në vijim. Ai apelon për respektimin e rregullave të sigurisë në det, duke theksuar se vrojtuesit sinjalizojnë kufijtë e lejuar të lëvizjes, ndërsa...