Plagosje me thikë në Vlorë/ 23-vjeçari nën kujdesin e mjekëve, rrethanat ende të paqarta

Plagosje me thikë në Vlorë/ 23-vjeçari nën kujdesin e mjekëve, rrethanat ende të paqarta

Një 23-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës të llojit thikë në Vlorë dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. I riu, me inicialet Gj. I., është shoqëruar në spital nga shërbimet e Policisë, ndërsa gjendja e tij po monitorohet nga stafi mjekësor. Policia e Vlorës ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes, ndërsa pritet që të merret edhe dëshmia e të plagosurit pas përfundimit të ndihmës mjekësore. Top Channel