Plagosja me thikë e 32-vjeçarit brenda poliklinikës në Shkodër, babë e bir paraqiten në Gjykatë për masën e sigurisë
Në Gjykatën e Shkodrës janë paraqitur sot për t’u njohur me masën e sigurisë Agron Mehmeti dhe Avni Fregjaj, babë e bir pas plagosjes së një 32-vjeçari brenda poliklinikës në Shkodër. Me masën e sigurisë do të njihet edhe vëllai i të plagosurit Arben Kepëca. Katër ditë më parë 18-vjeçari Arvin Fregjaj plagosi me thikë 32-vjeçarin Vildan Kepëca. Pas ngjarjes i vëllai Arben Kepëca tentoi të vriste 18-vjeçarin, por fatmirësisht ngjarja u parandalua nga policia. Ndërkohë babai i të riut u arrestua si bashkëpunëtor në krim.
Burimi:
sot.com.al