Plagosja e efektivit të policisë në Shkozë, shpallet në kërkim autori

Plagosja e efektivit të policisë në Shkozë, shpallet në kërkim autori

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i plagosjes së policit Anxhelo Kumaraku në Shkozë. Më datë 18.05.2026, rreth orës 00:10, në zonën e Shkozës, në rrethana ende të paqarta, është plagosur, dyshohet me armë zjarri, shtetasi A. K., rreth 30 vjeç, punonjës policie jashtë shërbimit. 30-vjeçari është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijojnë kontrollet intensive në zonë, me qëllim kapjen e autorit/ëve. Grupi hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave, identifikimin e autorit/ëve dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes. Top Channel