Plagosja e efektivit në Tiranë, policia zbardh ngjarjen, si tentuan dy vëllezërit të ekzekutonin 31-vjeçarin jashtë banesës
Zbardhet dinamika e ngjarjes së ndodhur në mesnatë, në Shkozë. Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetas (vëllezër), të cilët dyshohet se tentuan të vrisnin me armë zjarri një 31-vjeçar, pranë banesës së tij. Arrestohet 31-vjeçari, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Nga të shtënat u plagos aksidentalisht në këmbë një 30-vjeçar (punonjës policie, jashtë shërbimit), i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka pezulluar menjëherë nga detyra punonjësin e Policisë.Ndaj tij, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetim disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për ngjarjen e ndodhur në mesnatë, në Shkozë, identifikuan...
Burimi:
top-channel.tv