Plagosja e 34-vjeçarit në Tiranë, shpallet në kërkim autori dhe 2 bashkëpunëtorët
Autori i plagosjes me armë zjarri të 34-vjeçait Juxhin Hamajesi dy ditë më parë në rrugën “Aleksandër Moisiu, është shpallur në kërkim së bashku me 2 bashkëpunëtorët e tij. Hamajesi u plagos në pjesën e këmbës pas një konflikti të çastit, kështu deklaroi ai vetë në polici, ndërsa ndodhet jashtë rreziku për jetën. “Tiranë Si rezultat i hetimeve, zbardhen autorësia dhe rrethanat e plagosjes me armë zjarri, të kryer më datë 26.05.2026, në rrugën “Aleksandër Moisiu”. Identifikohen dhe shpallen në kërkim autori i dyshuar i plagosjes dhe 2 bashkëpunëtorët e tij. Gjendet dhe sekuestrohet me cilësinë e provës materiale, 1 automjet i cili është përdorur në vendngjarje. Menjëherë pas njoftimit së një shtetas ishte plagosur me armë zjarri, në këmbë, rreth mesnatës së datës 26.05.2026,...
Burimi:
sot.com.al