Pjesë e një grupi të madh kriminal, SPAK mbyll hetimet për 3 ukrainasit, dërgon dosjen një gjykatë, zbardhen akuzat…
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të 3 ukrainasve që operonin në Shqipëri, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Ndaj tyre do të rëndojnë akuza për trafikim dhe shfrytëzim personi. Tre ukrainasit, Nazar Khamuilo, Mark Petrenko dhe Karol Oskiera u arrestuan në Vlorë, pasi policia mori një ankesë nga një person që mbahej në qytetin bregdetar me forcë, jashtë dëshirës së tij. Pas hetimeve paraprake, Policia konkludoi se në një apartament në Vlorë, shtetasit ukrainas përmes aplikacioneve në rrjetet sociale rekrutonin persona të tjerë nga Europa Lindore, me argumentin se do i punësonin në Varshavë të Polonisë, por më pas i dërgonin në qytetin bregdetar të Vlorës, për t’i përfshirë në trafik droge dhe...
Burimi:
sot.com.al