“Petri Bozo dyshohet të jetë fajtor”/ Gazetari tregon detaje nga ngjarja e rëndë në Elbasan
Gazetari Igli Çelmeta, duke folur në një studio televizive dha detaje mbi aksidentin e rëndë në fshatin Mengël të Elbasanit, ku humbi jetën një i mitur 7-vjeçar. Sipas gazetarit nga veprimet paraprake të policisë dyshohet që regjisori të jetë fajtor për aksidentin me pasojë vdekje. Kjo pasi ekspertiza ka hedhur poshtë pretendimet e Bozos se ka qenë me shpejtësi të ulët. Po ashtu gazetari vuri në dukje se drejtuesi i mjetit mund të ketë pasur një pakujdesi ose mosvëmendje gjatë aksidentit. “Tashmë regjisori Petri Bozo është i arrestuar nga Policia e Shtetit. Ai akuzohet për veprën penale shkaktim i aksidentit me pasojë vdekjen e të miturit dhe shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor. Fillimisht në deklaratën e tij pas ngjarjes ai ka thënë se ka...
Burimi:
sot.com.al